Besnik Tahiri do të jetë kandidat për kryetar të Podujevës

Prishtinë | 18 Mar 2021 | 21:29 | Nga Ekonomia Online

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka filluar t’i zyrtarizoj kandidaturat për kryetar të komunave në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen sivjet në vjeshtë.

Pas Daut Haradinajt, i cili pritet të garojë nga kjo parti për të parin e kryeqytetit, thuajse e kryer është puna edhe e kandidatit për kryetar të Podujevës.

Klan Kosova mëson se garës në këtë qytet nga AAK do t’i hyjë Besnik Tahiri.

Tahiri aktualisht është zëvendëskryeministër në detyrë në Qeverinë e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme