Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Besnik Tahiri, ka prezantuar Planin Zhvillimor për Komunat e Kosovës.
Me këtë rast Tahiri tha se zhvillimi i tyre do të bëhet nëpërmjet Zonave të Veçanta.
“Në kuadër të një plani nacional dhe fokusi sektorial për zhvillim të komunave, do të inicioj identifikimin dhe hartimin e planeve të veçanta të zonave zhvillimore në komunat e Kosovës, bazuar në potencialin dhe traditën për zhvillim”.
Tahiri shtoi investimet dhe mbështetjet do të koordinohen nga vetë komunat dhe qeveria.
“Kësisoj komuna dhe qeveria do të bashkërendojnë investimet dhe mbështetjet për fuqizimin e zhvillimit. Zonat e veçanta zhvillimore përfshijnë ato të: Turizmit historik, kulturor, rural dhe ato me potencial të bujqësisë, agro-turizmit dhe prodhimit e përpunimit të produkteve vendore”.