Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore , Besnik Tahiri ka thënë se reforma lokale ka sukses kur ka bashkëpunim ndërinstitucional.
Tahiri në cilësin e Kryetarit të Asociacionit Chevening të Kosovës ka prezantuar në Konferencën rajonale me titull ‘Gjelbrimi i sjelljes ndaj mjedisit jetësor’ të organizuar nga Asociacioni i Burësistëve Chevening të Maqedonisë së Veriut.
“Në fjalën time theksova se secila reform kërkon funksionalizim e trekendshit qeveri qendrore/komuna; organizata vendore e nderkombetare dhe sektorin privat. Ndërkaq zbatimi është i mundëshum vetëm kur niveli lokal ka kapacitete të plota”, ka shkruar ai në Facebook.
Ky është postimi i plotë:
Reforma kërkon funksionalizimin e trekëndëshit, institutcione; organizata joqeveritare dhe sektor privat
Pata nderin që në cilësin e Kryetarit të Asociacionit Chevening të Kosovës të prezantoi në Konferencën rajonale me titull ‘Gjelbrimi i sjelljes ndaj mjedisit jetësor’ të organizuar nga Asociacioni i Burësistëve Chevening të Maqedonisë së Veriut.
Në këtë ngjarje, folës kryesorë ishte Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsirorë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Naser Nuredini.
Në fjalën time theksova se secila reform kërkon funksionalizim e trekendshit qeveri qendrore/komuna; organizata vendore e nderkombetare dhe sektorin privat. Ndërkaq zbatimi është i mundëshum vetëm kur niveli lokal ka kapacitete të plota.
Në këtë konferencë morën pjesë burësistë nga vendet e Ballkanit Perendimorë, që kanë për synim avancimin e politikave sektoriale. Faleminderi Gjakush Kabashi për një organizim të shkelqyeshëm