Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së Besnik Tahiri ka falënderuar miqtë dhe familjarët e tij që e kanë votuar.
Tahiri thotë se ende nuk e din saktë se a është bërë deputet apo jo, mirëpo i siguron të gjithë që të mos mirren me informata të cilat dallojnë substancialisht nga informatat të cilat është duke i marrë ai nga numërimi i formularëve. Ndër të tjera, ai thotë se ëshë duke e pritur certifikimin e KQZ-së dhe i siguron të gjith votuesit e tij se asnjë votë nuk mund të anashkalohet.