Beyonce e ka promovuar librin e saj, “How to Make Lemonade”, që e shoqëron albumin e saj të fundit.
Libri përmban 600 faqe dhe sjell fotografi nga incizimi i albumit, ndërsa botimi është i kufizuar.
Duke qenë se albumi “Lemonade” është njëri prej më të suksesshmëve në karrierën e këngëtares, pritet që edhe libri të ketë sukses të madh në shitje.
Libri del në treg kah fundi i verës dhe do të kushtojë 300 dollarë.