Zëvendëspresidenti i ShBA-ve, Joe Biden ka thënë se Amerika beson në Kosovën dhe do të qëndrojnë prapa saj në çdo hap.
Biden ka thënë se ShBA-të kanë investuar mbi 2 miliardë euro në Kosovë dhe këtë e kanë bërë për shkak se dëshirojnë të ndihmojnë në krijimin e shtetndërtimit.
“ShBA-të do të vazhdojnë që të qëndrojnë krah Kosovës, për tu bërë një demokraci me prosperitet. Dhe këtë nuk po e them vetëm sa për ta thënë. Nëse ju arrini sukses edhe rajoni do të ketë sukses. Vizioni ynë i botës është që të ketë një Evropë të plotë të lirë dhe të bashkuar. Kjo ka rëndësi për SHBA-në. Për shkak të asaj që keni punuar ju jeni në një pozitë ku bota po ju njeh. Po bëni gara edhe me emrin tuaj. E keni parë Majlindën, e cila duhet të jetë shumë e fortë pasi e qonte atë medalje aq të rëndë”, ka thënë Biden.
Biden ka theksuar se ka vendime të rënda në politikë. Mirëpo ato zakonisht janë më të suksesshmet. “E dini që ende janë plagët e luftës të freskëta. Por e vetmja mënyrë për Kosovën që të ec përpara është të përbashkët dhe të avancoj bashkimin. Ju përgëzoj për pjesëmarrjen në Starograc duke nderuar viktimat serbe në Kosovë. Hapat e domosdoshëm që duhet t’i marrë Kosova dhe si munden SHBA-të të ndihmojnë në këtë drejtim. Kjo kërkon bashkëpunim të ngushtë dhe negociata paqësore me fqinjët tuaj. Madje edhe me armiqtë tuaj”, tha Biden.