Biden: Gorbachev ishte njeri me vizion të jashtëzakonshëm

Prishtinë | 31 Gus 2022 | 08:10 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, e ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Mikhail Gorbachev, ish-presidentin e fundit të Bashkimit Sovjetiv.

Biden atë e ka quajtur si një njeri me vizion të jashtëzakonshëm.

“Kur ai erdhi në pushtet, Lufta e Ftohtë kishte vazhduar për gati 40 vjet dhe komunizmi për më shumë, me pasoja shkatërruese”, thotë Biden.

” Gorbachev ishte mjaft i guximshëm për të përdorur reformat demokratike dhe çarmatimin bërthamor”,ka thënë Biden.

“Këto ishin veprimet e një lideri të rrallë – një me imagjinatën për të parë se një e ardhme ndryshe ishte e mundur dhe guximi për të rrezikuar të gjithë karrierën e tij për ta arritur atë. Rezultati ishte një botë më e sigurt dhe liri më e madhe për miliona njerëz”, shkruan BBC.

Të ngjashme