Biden thotë që i ka kërkuar Obamas që të mos e përkrahë atë

Prishtinë | 25 Pri 2019 | 18:42 | Nga Ekonomia Online

Ish-zëvendëspresidenti i ShBA-ve, Joe Biden, ka zyrtarizuar kandidimin e tij për garën presidenciale 2020, duke i dhënë fund spekulimeve për disa muaj.

Biden tha se ai i ka kërkuar ish presidentit Barack Obama që të mos e mbështesë atë në garë.

“I kam thënë Presidentit Obama që të mos e miratojë kandidimin tim ”, tha Biden për ish-shefin e tij.

“Kushdo që fiton këtë nominimin duhet ta ketë atë me meritat e veta”.

Joe Biden njoftoi për kandidimin përmes një videoje, ku tha se “vlerat thelbësore të kombit … demokracia jonë, gjithçka që e ka bërë Amerikën Amerikane është në rrezik”.

76 vjeçari hyn një garë të mbushur me njerëz për nominimin demokratik të vitit 2020.

Ai do të garojë me 19 kandidatë të tjerë, përfshirë senatorët Elizabeth Warren, Kamala Harris dhe Bernie Sanders.

Që nga koha e tij si zëvendëspresident Biden ka gëzuar një popullaritet relativ në mesin e demokratëve. .

Por Biden bart edhe bagazhe politike që krahët liberal të partisë së tij i konsiderojnë si problematike – duke përfshirë mbështetjen për luftën në Irak, kundërshtimin ndaj përpjekjeve për të përmirësuar integrimin racor dhe polemikat për akuzat për ngacmim seksual.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme