Biden zotohet për t’i dhënë fund “periudhës së errët” të Trump

Prishtinë | 21 Gus 2020 | 09:56 | Nga Ekonomia Online

I nominuari për Shtëpinë e Bardhë nga Demokratët, Joe Biden, ka thënë se presidenti i tanishëm Donald Trump e ka “mbuluar me errësirë Amerikën për kohë të gjatë”.

Ish zëvendëspresidenti amerikan ka thënë se rivali i tij “ka mbjell frikë, zemërim dhe aq shumë përçarje”, shkruan BBC.

77 vjeçari hyn në fushatën e përgjithshme me një epërsi të qartë siç thonë sondazhet, karshi 74 vjeçarit, Trump.

“Që këtu e tutje, unë jam fjalën, se nëse ma besoni Presidencën, unë do ta jap më të mirën, jo më të keqen”, është shprehur Biden.

“Unë do të jem aleat me dritën dhe jo me errësirën”.

“Është koha jonë, që të mblidhemi. Të mos bëjmë gabime, të bashkohemi dhe ta kapërcejmë këtë periudhë të errësirës që ka mbuluar Amerikën”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme