Bie borë në malet e Bullgarisë

Prishtinë | 15 Kor 2019 | 08:44 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë ka rënë borë në Malin Musala, maja më e lartë në Bullgari, pjesa më e madhe e vendit u ballafaqua me stuhi dhe mot me shi.

Mediat në Bullgari raportojnë se në majën e Mussalsa, e cila ka një lartësi prej 2925 metra, ka rënë borë sa për ta bërë një dordolec.

Temperaturat kanë rënë nën zero gradë Celsius në ditët e fundit, raporton SofiaGlobe.

Të dielën në mëngjes, shtatë fluturime u anuluan nga aeroporti i Burgas, në bregun jugor të Bullgarisë, në aeroportin e Varnës në veri, për shkak të motit të lig.

Më 13 korrik, Bullgaria shpalli “Kodin Portokalli” paralajmërimin për mot të rrezikshëm për 18 rrethe për të dielën rreth stuhive të parashikuara, por në mëngjesin e 14 korrikut kjo u zvogëlua në tetë rrethe, transmeton Klan Kosova.

https://youtu.be/oQNS0QOKhVM

Të ngjashme