Bie Facebook, nuk ka qasje për përdoruesit e kompjuterit

Prishtinë | 19 Kor 2026 | 11:15 | Nga Ekonomia Online

Sot Facebook ka pësuar një ndërprerje të papritur të shërbimit. Përdorues anembanë botës raportuan vështirësi në qasjen në llogaritë e tyre dhe në përdorimin e funksioneve bazë të platformës, sipas shërbimit “Downdetector”, i cili monitoron ndërprerjet e shërbimeve.

Të dhënat e “Downdetector” treguan një rritje të menjëhershme të raportimeve për probleme me Facebook-un rreth orës 10:39 të mëngjesit (sipas kohës ET) të dielën, duke arritur në 3.555 raportime, krahasuar me vetëm pesë që ishin regjistruar pak çaste më parë.

Përdoruesit raportuan vështirësi në qasjen në llogaritë e tyre dhe në përdorimin e funksioneve kryesore; disa prej tyre nuk mundën gjithashtu të ngarkonin foto e video apo të dërgonin mesazhe përmes shërbimit Messenger të lidhur me Facebook-un.

Versioni për kompjuter i rrjetit social të kompanisë Meta duket se nuk është i disponueshëm.

Të ngjashme