Policia njofton se në fshatin Zahaq të Pejës, një shtetas i Shqipërisë, derisa ishte duke punuar në një objekt në ndërtim e sipër, dyshohet se është rrëzuar dhe si pasojë e lëndimeve ai ka ndërruar jetë.
Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Në lidhje me rastin janë arrestuar dy persona dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.