Bie vlera e funtit për shkak të Coronavirusit

Prishtinë | 18 Mar 2020 | 19:07 | Nga Ekonomia Online

Vlera e funtit ka rënë në nivelin e tij më të ulët kundër dollarit që nga viti 1985.

Sipas mediave të huaja, vlera e tij thuhet të ketë rënë si pasojë e coronavirusit, ndërsa Banka e Anglisë uli normat e interesit në vetëm 0.25 për qind të mërkurën e kaluar.

Eksperti i ekonomisë, Jeremy Thompson Cook, ka thënë se fajtor për rënien e vlerës së funtave e cilëson ekonominë e dobët të vendit, mungesën e investimeve ndërkombëtare, keq-menaxhimin e qeverisë për të parandalimin e rasteve të coronavirusit dhe Brexit-in.

Ndryshe numri i të infektuarve nga coronavirusi në Britani të Madhe ka shkuar në 2,642, ndërsa 72 të tjerë kanë ndërruar jetë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme