BIK tregon se kur falet namazi i Fitër Bajramit

Prishtinë | 18 Mar 2026 | 11:50 | Nga Ekonomia Online

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se dita e parë e festës së Fitër Bajramit është të premtën, derisa namazi i Fitër Bajramit falet në ora 06:18.

Derisa manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramir do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 20 mars 2026, Kryesia e BIK-ut, sipas traditës, organizon pritje urimi në selinë e saj nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

Njoftimi i plotë:

DITA E PARË E FITËR BAJRAMIT

e premte, më 20 mars 2026

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe opinionin e gjerë se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e enjte, më 19 mars 2026.

Dita e parë e festës së Fitër Bajramit është të premten, më 20 mars 2026.

Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit në Republikën e Kosovës do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Programi fillon në orën 05:03 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të mbahet ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga kryeimami i KBI-së në Ferizaj, Ibrahim ef. Beqiri.

Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:18, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti.

Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 20 mars 2026, Kryesia e BIK-ut, sipas traditës, organizon pritje urimi në selinë e saj nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.

Me fat festa e Fitër Bajramit!

Të ngjashme