Bilanci i pushtetit të VV-së në vitin e katërt

Prishtinë | 05 Mar 2024 | 00:47 | Nga Muhamet Hamiti

Sanksione ndërkombëtare të miqve dhe të aleatëve prej qershorit të vitit të kaluar. Mbi 300 milionë euro projekte të bllokuara në gjashtë muajt e parë.

Sanksionet vazhdojnë, dëmet po rriten për çdo ditë. Pasojat po i vuajnë qytetarët e Kosovës, jo Qeveria e tyre e papërgjegjshme.

Shkelje serike të Kushtetutës dhe të ligjeve të Kosovës prej kastës politike të Albin Kurtit, më të mëdha se të të gjitha qeverive paraprake bashkë.

Zyrtarë të lartë të VV-së nëpër gjyqe për dhunë ndaj institucioneve të Kosovës, të shtetit që këta e shohin të përkohshëm, prandaj edhe të sulmueshëm.

Prandaj, asnjë njohje ndërkombëtare e shtetit të Kosovës në kohën e regjimit të ri.
Asociacion plus, domethanë Zajdenicë mbi Zajdenicë, autonomi territoriale-politike për serbët, në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Tema madhore në dialog, që duhej të çonte në njohje reciproke, targat e automjeteve dhe dinari. Kaq poshtë ia kanë dalë ta degradojnë dialogun.

Trend në rritje i braktisjes së Kosovës prej profesionistëve, të rinj e të vjetër, ikje e rinisë, ndërkohë që Kurti flet për ‘plane të kthimit të trurit dhe të bashkatdhetarëve’.

Pa asnjë projekt të madh infrastrukturor në Kosovë. Tri-katër vjet plane për vazhdim të projekteve të mëhershme.
Korrupsioni po lulëzon.

Në ndërkohë që kapja e insitucioneve të pavarura është në përfundim e sipër, propaganda dhe agjitacioni (agitprop) i VV-së është në kulminacion, si në epokën e Partisë së Punës në Shqipëri.

Të ngjashme