Bislimi e takon para Kurtit, Lajçak thotë se u pajtuan që zbatimi i marrëveshjes është urgjent

Prishtinë | 15 Jan 2024 | 19:18 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ,i është takuar me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Lajçak përmes një reagimi në platformën “X”, ka thënë se me Bislimin është takuar përpara nisjes së Forumit Ekonomik Botëror që mbahet në Davos, e ku ka folur për procesin e dialogut me Serbinë.

Emisari evropian ka shtuar se me Bislimin ka rënë dakord që që zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit është urgjent. Ai do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.

“Përpara Davos, takova DPM-në e Parë @BislimiBesnik për të diskutuar një gamë të gjerë të temave të dialogut dhe pritjeve për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë në periudhën e ardhshme. Ne ramë dakord që zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit është urgjent”, ka shkruar Lajçak.

Të ngjashme