Bislimi i ashpër me gazetarët kur pyetet për dialogun: S’jam Nostradamus – a po kuptoni, të rritet serioziteti

Prishtinë | 16 Nën 2022 | 12:14 | Nga Enea Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Besnik Bislimi, ka thënë se nuk ka asnjë marrëveshje me Serbinë sa i përket çështjes së targave, raporton Ekonomia Online.

Madje ai u shfaq i ashpër me gazetarët kur u pyet për mundësinë e daljes nga kriza, duke thënë se gjërat nuk duhet të diskutohen në publik.

Për takimet e radhës javën tjetër tha se nuk është “Nostadamus” që të parashikojë, por është zyrtarë i lartë i shtetit.

Bile kërkoi që të rritet serioziteti duke i porositur gazetarët “jemi duke diskutuar, a jeni duke kuptuar”.

“Nuk ka as një marrëveshje për këtë. Nuk ka propozim nga Bashkimi Evropian, jemi duke diskutuar. Nuk mundem tash me diskutuar këtu opsione që kam diskutuar atje, duhet pak me rrit seriozitetin”.

“Ka elemente që kemi diskutuar për mundësin e daljes nga kriza po nuk ka dakordim edhe nuk ka logjikë me diskutuar në publik”.

“Vjen e marta pas të hënës, nuk e di çka do të ndodh. A e din çka do të ndodh, unë nuk jam Nostadamus jam zv. kryeministër. Nuk e di çka do të ndodh të hënë, jemi duke diskutuar a jeni duke kuptuar”.

Të ngjashme