Bislimi i PDK-së: Do të jem zë i fuqishëm i të rinjve në Kuvend

Prishtinë | 30 Jan 2021 | 07:33 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës Donjet Bislimi, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se si qytetar dhe aktivist ka parë të nevojshme të japë kontribut për rininë kosovare, duke shtuar se kjo është arsyeja pse i është futur politikës.

Bislimi shprehet se do të jetë zë i fuqishëm i të rinjve në Kuvend.

“Unë si një mjek i ri dhe si aktivist qytetar e kam parë nevojën e kontributdhënësit për rininë kosovare dhe qytetarët e Kosovës. Mënyra më e mirë e mundshme për të dhënë kontributin tënd në masë për t’i shtyrë idetë dhe projektet për të  dhënë ndihmën ndaj popullit tënd është përmes politikës. Dhe kjo është arsyeja pse unë jam kyçur në politikë dhe kjo është arsyeja pse unë jam direkt i kyçur në PDK si kryetar i të rinjve”, shtoi Bislimi.

Ai tha se programin e kanë te bazuar në 5 shtylla kryesore si shëndetësi, arsim, drejtësi dhe rimëkëmbja në politikat e jashtme.

“Nëse flasim si PDK ne kemi programin tonë të bazuar në pesë shtylla kryesore. Siç e shihni sloganin tonë i cili është rimëkëmbja dhe programi ynë bazohet në rimëkëmbje e pesë shtyllave kryesore. Së pari rimëkëmbja në ekonomi për shkak se ekonomia në vitin e fundit për shkak të pandemisë dhe keq menaxhimit dhe resurseve brenda institucioneve tona ka shkuar drejt degradimit. Pastaj rimëkëmbja në shëndetësi, në arsim, në drejtësi dhe rimëkëmbja në politikat e jashtme”, shtoi ai.

Tutje, Bislimi shtoi se do të jetë zë i fuqishëm i të rinjve kosovar në parlamentin e Kosovës.

Sipas tij, fokusi kryesor do të jetë shtyrja e projekteve përpara të cilat janë të rëndësisë së veçantë për rininë kosovare.

“Unë synoj të jem zë i fuqishëm i të rinjve Kosovar pa dallim partie. Synoj që të rinjtë kosovar ta kenë adresën e tyre në parlamentin e Kosovës dhe bashkë me të rinjtë kosovar dhe sidomos me organizatën të cilën e udhëheqë rininë demokratike të Kosovës të shtyjmë përpara politika dhe projekte të cilat janë të rëndësisë së veçantë për rininë kosovare. Shembull konkret janë karta e studentit e të cilën kartë të gjithë studentët e universiteteve publike dhe private do ta gëzojnë dhe për të cilën do të luftojmë që te gjithë studentët ta kenë dhe kanë zbritje në secilin shërbim kudo që shkojnë. Pastaj do të jenë profilizimi i shkollimit në koordinim të plotë me nevojat e tregut të punës. Pastaj do të luftojmë për detaje të rëndësishme siç është heqja e tarifës studimore për të gjithë studentët me raste sociale ose për studentët që nuk kanë të dy prindërit ose 50% i tarifës studimore për studentët që e kanë vetëm njërin prind të punësuar. Gjithashtu do të luftojmë që të krijohet një fond i veçantë për çdo vjet për krijimin e start up për të rinjtë kosovar të cilët përpos që do ta punësonin vetveten do të arrinin të punësonin edhe shumë familje të tjera”, shtoi Bislimi.

Ai tha se gjithçka që shihet në Kosovës është e bërë nga Partia Demokratike e Kosovës dhe do të vazhdojë të japë kontributin e saj edhe në të ardhmen.

“PDK-ja si në të kaluarën është dëshmuar që ka përvojë në vendimmarrje, ka përvojë në shtyrjen e politikave strategjike për vendin. Gjithçka që ne sot shohim në Kosovë është e bërë nga Partia Demokratike e Kosovës dhe do të vazhdojë njëjtë të kontribuojë për vendin tonë. Të jetë konkrete në vendime, të jetë efektive në realizimin e vendimeve dhe ta rimëkëmb shtetin në të gjitha fushat e mundshme”, shtoi ai.

Ish-kryetari i rinisë është i bindur se PDK-ja në zgjedhjet e 14 shkurtit do të dalë e para.

Bislimi tha se po shohin një mobilizim nga ana e qytetarëve për PDK dhe liderët të cilët janë padrejtësisht në Hagë.

“Padyshim që PDK-ja do të dalë e para. Kjo nuk është vetëm synim i joni por është synim i popullit nëse e shohim mobilizimin e Partisë Demokratike të Kosovës të elektoratit dhe simpatizantëve po të gjithë popullit mbarë Kosovës e shohim një mbështetje të jashtëzakonshme për PDK-në. E shohim një mbështetje të jashtëzakonshme edhe për liderët tanë të cilët padrejtësisht nuk gjendet këtu dhe kjo e garanton fitoren bindëse të PDK-së”.

“Për shkak të kaluarës së dëshmuar dhe të tashmes sepse duke qenë PDK-ja në opozitë ishte po kjo PDK opozitare ndaj pushtetit por jo ndaj shtetit e cila arriti që ta përpiloj pakon e rimëkëmbjes dhe ta shtyj përpara e cila mendoi për popullin duke shtyrë buxhetin përpara dhe kjo PDK me këtë lidership do t’i shtyjë te gjitha politikat strategjike përpara edhe brenda dhe jashtë Kosovës”.

Të ngjashme