Bislimi kërkon të mbrohen fëmijët që keqpërdoren si lypsar në rrugë

Prishtinë | 30 Jan 2020 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

Asambleisit i Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, Donjet Bislimi ka njoftuar se ka propozuar që të krijohet një trup ndër-institucional për mbrojtjen e fëmijëve, të cilët keqpërdoren nëpër rrugët e qytetit.

Bislimi theksoi se është urgjente luftimi i kësaj dukurie, pasi siç tha ai po ia shkatërron jetën fëmijëve, shkruan Ekonomia Online.

Postimi i plotë i Bislimit në Facebook:

Në mesin e shumë debateve dhe kritikave për mungesën e transparencës dhe nënqmimit të qytetarit të Mitrovicës, SOT propozova që të krijohet një trupë ndër-institucionale për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, të cilët keqpërdoren si lypsar nëpër qytet!

Është urgjente luftimi i kësaj dukurie e cila po i jep hije të zezë qyteteve tona dhe po shkatërron jetën e fëmijëve!

https://www.facebook.com/donjetbislimi110/posts/3044522045581403
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme