Bislimi mburret sërish me Raportin e BE-së: Rritja ekonomike evidente, vendet e punës s’shihen në shesh

Prishtinë | 18 Tet 2022 | 12:30 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Integrim Evropian ka mbajtur tryezë me temën: “Agjenda Evropiane 2022”, raporton Ekonomia Online. Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, tha se në raportin e Komisionit Evropian me rëndësi është që u përmend fakti se ka ndërhyrje politike në asnjë institucion.

Sipas tij, në raport është vlerësuar fakti Qeveria ka arrit t’u jap zgjidhje disa problemeve të kërkuara nga BE-ja. Bislimi, ka thënë se s’ka aspak dyshime për rritjen ekonomike në Kosovë dhe për punësimin.

“Është një shifër e dokumentuar. E njëjta vlen edhe për punësimin, për arsye se shumë herë po thuhet nuk po duken vendet e punës. Vendet e punës nuk ekspozohen në shesh për me i pa, por janë pjesë e publikimit të statistikave”.

Ai tha se ka lista të bizneseve, me të cilat tha se mund të dëshmohet shtimi i 35 mijë vendeve të punës, duke pohuar se vendet e punës s’shihen në shesh.

“Kujtdo që i intereson, unë e kam listën e të gjitha 71 mijë bizneseve në Kosovë për secilin prej tyre sa vende të punës i ka shtuar që nga viti 2020 deri në vitin 2021 dhe mund të themi saktë se ku janë këto 35 mijë vende të punës edhe me regjione. Shifrat ekzistojnë dhe janë edhe të qasshme për publikun”, tha ai.

“Pra duke bërë krahasim me të arriturat nga një vit në tjetrin. Mënyrë tjetër se si shikohen të arriturat në raportin e progresit është edhe krahasimi me vende të tjera, për procese e njëjta”.

“Me rëndësi është se në raport nuk sheh vlerësim për ndërhyrje politike. Raporti e vlerëson faktin që Qeveria ka arrit t’u jep zgjidhje disa problemeve që ka kërkua vet BE-ja, si për shembull Terminalet”, tha ai.

Kryetarja e Komisionit për Integrim Evropian Rrezarta Krasniqi, tha se viti 2022 është i rëndësishëm për procesin integrues për vendin.

Ajo shtoi se procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën ka zgjatur më shumë se në çdo vend tjetër të Ballkanit.

“Viti 2022 është një viti i rëndësishëm për procesin integrues për Kosovën. Pas 10 vjetësh dialog për liberalizimin e vizave të gjithë qytetarët i kanë kthyer sytë ka vendet që vendosin për  këtë. Procesi për liberalizim të vizave për Kosovën ka thyer të gjitha rekordet e kohëzgjatjes”.

“Ka zgjatur më shumë se procesi i liberalizimit të vizave se çdo vendi tjetër në Ballkan. Perspektiva evropiane e Kosovës është një dekadë prapa vendeve tjera dhe është koha kur duhet ta korrigjojmë”, tha ajo.

Demush Shasha, drejtor ekzekutiv i EPIK, tha se në i Raportin e BE-së shtetet e Ballkanit ndahen në dy grupe, grupi i parë sipas tij janë katër shtet që janë mjaftë përpara ndërsa dy vende janë prapa.

Ai tha se në vendet prapa janë Kosova dhe Bosnja.

“Secili vend përmes raportit ka marr një notë sa i përket shëndetit të tij, për tu anëtarësuar më BE brenda secilës nga këto 33 fusha. Ballkani ndahet në dy pjesë një pjesë janë 4 vende që janë mjaftë përpara ndërsa dy vende janë prapa”.

“Kosova dhe Bosnja janë ndjeshëm prapa vendeve të tjera. Nuk është lehtë të rikualifikohesh veten, nga një nivel i përgatitjes për anëtarësim ne BE në nivelin e mirë të përgatitjes për BE. Ky shkallëzim tregon që para vendeve të Ballkani Perëndimor ka një rrugë të gjatë për të arritur tekë niveli i përgatitjes të BE-së”, tha ai.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme