Bislimi takon emisarin francez për Ballkanin: Kontributi i Francës në rajon vlerësohet lart

Prishtinë | 22 Tet 2023 | 12:18 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë qëndrimit në Francë është takuar edhe me emisarin e Qeverisë franceze për Ballkanin, Rene Troccaz.

Bislimi ka thënë se me emisarin francez kanë diskutuar një mori temash.

“Kontributi dhe përkushtimi i Francës në rajon vlerësohen lart. Mezi presim të forcojmë më tej lidhjet dhe marrëdhëniet tona”, ka shkruar ai në rrjetin social “X”.

Ndërsa të enjten, Bislimi ka takuar sekretaren e Shtetit për Çështje Evropiane të Francës, Laurence Boone.

Sipas një njoftimi për media, në këtë takim është biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Ndryshe, kjo vizitë e Bislimit në Francë vjen pak ditë pasi presidenti i këtij shteti, Emmanuel Macron, “kërcënoi” me pezullimin e vizave për Kosovën.

Të ngjashme