Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot në takim afaristin nga Jordania, Abed Al-Rahim Boucai, udhëheqës i kompanisë Al-Boucai Group.
Boucai shoqërohej nga Drejtori ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri.
Ministrja Bajrami e njoftoi z. Boucai lidhur me mundësitë që ofron Kosova për investitorët e huaj. Ajo e informoi mysafirin jordanez lidhur me përmirësimet e shumta ekonomike që janë arritur nga Republika e Kosovës në krijimin e një mjedisi të përshtatshëm afarist.
Nga ana tjetër, Boucai falënderoi ministren Bajrami për pritjen dhe tha se është i inkurajuar me zhvillimet pozitive ekonomike që po ndodhin në Kosovë.
Ai u shpreh optimist se Kosova ofron mundësi të mira për investime dhe se po e konsideron seriozisht angazhimin e tij afarist në Republikën e Kosovës.