Dega e AAK-së në Zvicër, e sponsorizuar nga një biznesmen-mërgimtar shqiptar në Zvicër, organizon deri në 20 autobusë pa pagesë për anëtarët dhe simpatizantët e AAK-së.
Këtë gjë ai po e bën në mënyrë që t’i ndihmojë atyre personave që dëshirojnë të votojnë për të mirën e Kosovës, shkruan Indeksonline.
“Ata persona dashamirë dhe atdhedashës që dëshirojnë të shkojnë ta japin votën për të mirën e Kosovës, udhëtimin e kanë pa pagesë”, ka thënë mërgimtari.
Ata që dëshirojnë ta rezervojnë vendin duhet të lajmërohen tek Isa Zeqiraj, sekretar i degës së AAK-së në Zvicër.