Ekonomia Online
FUNDIT

Biznesmeni shqiptar udhëton nga Gjermania vetëm për të marrë pjesë në homazhet për Cimën

Biznesmeni shqiptar udhëton nga Gjermania vetëm për të marrë pjesë në homazhet për Cimën

Vdekja e komedianit Rasim Thaçit- Cimës i ka pikëlluar të gjithë. Brez pas brezi jemi rritur me humorin e këndshëm të tij, që nuk doli kurrë prej modës. Por, ja që Covidi u tregua i pamëshirshëm, e na mori edhe Cimën. Ishin të shumtë artistët që sot e nderuan me homazhe tek Teatri Kombëtar i […]

Vdekja e komedianit Rasim Thaçit- Cimës i ka pikëlluar të gjithë.

Brez pas brezi jemi rritur me humorin e këndshëm të tij, që nuk doli kurrë prej modës.

Por, ja që Covidi u tregua i pamëshirshëm, e na mori edhe Cimën.

Ishin të shumtë artistët që sot e nderuan me homazhe tek Teatri Kombëtar i Kosovës.

Madje, filantropi dhe biznismeni Lazim Destani erdhi nga Gjermania për ta nderuar Cimën dhe familjen e tij.

“E dhimbshme ikja nga jeta e Rasim Thaçit – Cimës. Ngushëllime familjes, kolegëve e miqve të tij të shumtë në këto ditë të vështira për ta. Cima do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë si njëri ndër aktorët më të spikatur që me humorin e tij të veçantë për dekada me radhë na ka sjellë atmosferë gazmore dhe plot kënaqësi.
Në paqe u prehtë shpirti i tij!, kështu e shprehi dhimbjen për humbjen e artistit të madh kosovar.

Të ngjashme