Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Blerand Stavileci ka kandiduar për drejtor të KEK-ut.
Këtë Stavileci e ka konfirmuar në një prononcim për lajmi.net.
“Po është e vërtet që kam kandiduar”, ka thënë shkurt ai.
Gjatë ditës së sotme kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli e ka komentuar kandidimin e Stavilecit duke thënë se procesi i rekrutimit të pozitave të larta drejtuese në institucionet e Kosovës do synojë dekriminalizimin dhe largimin e njerzëve joprofesional në pozitat vendimmarrëse.
Theksojmë se drejtori i deritanishëm i Korporatës Energjetike të Kosovës, Arben Xhuka ka dhënë dorëheqje para katër muajsh.