Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës pritet që të bashkëpunojnë në Komunën e Prishtinës dhe pozitën e dytë më të rëndësishme, atë të nënkryetarit, do ta marrë Blerand Stavileci i PDK-së.
Blerand Stavileci nga Partia Demokratike e Kosovës, do të jetë nënkryetari i parë i Komunës së Prishtinës.
Nënkryetar i dytë i Prishtinës, mbetet Alban Zogaj nga Lidhja Demokratike.
Burimet e Reporterit bëjnë të ditur se po ashtu, PDK-ja do t’i marrë 5 ndërmarrje publike dhe 4 drejtori.
Sot, Kuvendi Komunal i Prishtinës zgjodhi Fehmi Kupinën si kryesues të Asamblesë.