Blerim Latifi thotë se më nuk është pjesë e PDK-së

Prishtinë | 19 Dhj 2019 | 19:02 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet në zgjedhjet e fundit në listën e PDK-së, Blerim Latifi ka thënë se nuk është më pjesë e PDK-së.

Latifi ka thënë se pasi që ka përfunduar mandati i Kadri Veselit si kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka përfunduar edhe puna e tij si këshilltar politik.

Ai ka shkruar se nuk është pjesë e asnjë forumi të PDK-së, e as anëtar i saj.

“Unë nuk jam pjesë e asnjë forumi në PDK, as anëtar kryesie, as anëtar i Këshillit Drejtues, as anëtar i ndonjë dege apo nëndege. Rrjedhimisht qëndrimet e mia publike nuk reflektojnë pikëpamjet e PDK-së, në asnjë formë”, ka shkruar Latifi në Facebook.

https://www.facebook.com/blerim.latifi.7393/posts/179865726491741
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme