Blerta Deliu akuzon qeverinë Kurti se po sulmon mendimin ndryshe: Kushdo që mendon ndryshe quhet spiun i Serbisë

Prishtinë | 21 Dhj 2025 | 21:24 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja për deputete nga PDK, Blerta Deliu, ka shprehur Kritika për Albin Kurtin.

Ajo ka thënë se asnjëherë shoqëria nuk ka qenë më e polarizuar.

Sipas saj, diskursi i Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë që kushdo që mendon ndryshe “është spiun i Serbisë”.

“Shoqëria kosovare vazhdon me qenë më e polarizuarea se kurrë, sepse ka një diskurs që kush nuk mendon si ne është spiun i Serbisë. Ka pasur një tendencë të autoritarizmit që e kemi parë në vazhdimësi”, ka thënë ajo në “Pressing” të T7.

Të ngjashme