Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë sot se është e papranueshme heshtja e Presidentes Vjosa Osmani për dështimin e shumicës parlamentare për votimin e Kodit Civil, i ciki sipas saj, përveç tjerash, parasheh edhe rregullimin e të drejtës së grave në trashëgëmi.
Deliu-Kodra ka shkruar në faqen e saj në Facebook se mungesa e guximit minimal nga presidentja Osmani për t’u deklaruar për çështjet që kërkojnë përfshirjen e saj si përfaqësuese e unitetit, gardiane e mbrojtjes së të drejtave njerëzore, e mbi të gjitha si një grua – në rastin konkret të dështimit të miratimit të Kodit Civil, i cili afekton të drejtën e trashëgëmisë për gratë, është shqetësuese.
“Presidentja po e ridëshmon për të satën herë radhazi se i mungon aftësia për të udhëhequr, së pari nga parimet humane e mandej politike. Pozita që mban nuk e toleron kalkulimin personal mbi interesin e përgjithshëm. Përndryshe, kjo cilësohet abuzim me pozitën dhe ushtrimin e detyrës”, tha Deliu-Kodra.
“Qeveria e arrogancës së numrave dështoi të sigurojë votat në radhët e veta për të miratuar Kodin Civil, i cili përveç tjerash, parasheh edhe rregullimin e të drejtës së grave në trashëgëmi. Ne si parti e kem arsyetuar qëndrimin tonë në Kuvend, përderisa pozita me shumicën parlamentare mbivoton çdo iniciativë tonën ligjore e amandamentuese duke demostruar arrogancë në vend të veprimeve të arsyeshme në të mirën e përgjithshme.
E papranueshme mbetet heshtja e Presidentes, mungesa e guximit minimal për t’u deklaruar për çështjet që kërkojnë përfshirjen e saj si përfaqësuese e unitetit, gardiane e mbrojtjes së të drejtave njerëzore, e mbi të gjitha si një grua – në rastin konkret të dështimit të miratimit të Kodit Civil, i cili afekton të drejtën e trashëgëmisë për gratë.
Presidentja po e ridëshmon për të satën herë radhazi se i mungon aftësia për të udhëhequr, së pari nga parimet humane e mandej politike. Pozita që mban nuk e toleron kalkulimin personal mbi interesin e përgjithshëm. Përndryshe, kjo cilësohet abuzim me pozitën dhe ushtrimin e detyrës”.