Opozita e Bashkuar proteston sërish sot, por kësaj radhe para parlamentit.
1200 forca policie do të jenë në terren për të ruajtur rendin dhe qetësinë. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë do të jenë në oborrin e parlamentit. Garda do të qëndrojë brenda parlamentit dhe në tarracë. Ndërkohë përreth parlamentit janë vendosur tela me gjemba.
Ditën e djeshme policia e Shtetit deklaroi se ka informacione për nxitje të dhunës dhe organizime me natyrë kriminale dhe se synohet hyrja me forcë në sallën e Parlamentit. Por policia ka paralajmëruar se do përgjigjet me forcën e ligjit për ata që kryejnë akte të dhunshme e të paligjshme në protestën e nesërme të thirrur nga opozita.