Blinken do të takohet sot me Princin e Kurorës Saudite Mohammed bin Salman

Prishtinë | 15 Tet 2023 | 08:01 | Nga Ekonomia Online

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të ketë një takim sot në Riad me princin e kurorës saudite, Mohammed bin Salman.

Takimi vjen një ditë pasi Blinken u takua me ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan në Riad dhe të dy kërkuan që Izraeli të mbrojë civilët në Gaza.

“Ndërsa Izraeli ndjek të drejtën e tij legjitime për të mbrojtur popullin e tij dhe për t’u siguruar që kjo të mos ndodhë më kurrë, është me rëndësi jetike që të gjithë ne të kujdesemi për civilët dhe ne po punojmë së bashku për ta bërë pikërisht këtë”, tha Blinken, raporton Sky News.

Të ngjashme