Blinken: Nuk ishte në interesin e ShBA-së të qëndronim në Afganistan

Prishtinë | 15 Gus 2021 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Sekretari amerikan i shteti Antony Blinken, pas tërheqjes së stafit civil amerikan nga kryeqyteti i Afganistanit, Kabul, pas tha se nuk ishte në interesin e Shteteve të Bashkuara të qëndronin më atje, pasi kryengritësit talebanë hynë në kryeqytet.

“Çështja është se ne e pamë se forca nuk ishin në gjendje që ta mbrojnë vendin”, është shprehur Blinken, transmeton Klankosova.tv.

Blinken tha se Uashingtoni kishte investuar miliarda dollarë mbi katër administrata amerikane në forcat qeveritare afgane, duke u dhënë atyre përparësi ndaj talebanëve, por ata nuk kanë arritur të mposhtin përparimin e talebanëve.

“Dhe kjo ka ndodhur më shpejt nga sa e kishim parashikuar”, tha ai.

Të ngjashme