Blinken viziton refugjatët afganë në Katar

Prishtinë | 07 Sht 2021 | 20:56 | Nga Ekonomia Online

Sekretari Amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken kanë vizituar bazën ajrore në Katar.

Ata aty kanë takuar një grup të rinjsh të cilët kanë shpëtuar nga Talibanët, madje ky i pari është shprehur se i kupton mirë.

Sekretari Amerikan i mbrojtjes gjithashtu tha se ndihët krenar më gjithë Forcat Ajrore të Katarit, ato të Shteteve të Bashkuara dhe forca të tjera të huaja, “Ajo që keni bërë ka prekur vërtet jetën e mijëra, mijëra e mijëra njerëzve, ju u bashkuat si një ekip, një ekip efektiv në një periudhë shumë, shumë të shkurtër kohore”.

Dhe keni punuar nëpër disa rrethana të vështira dhe kërkuese. Dhe kështu jam krenar për juve”, u shpreh ai. E falënderues ishte dhe Sekretari Amerikan i shtetit, Antony Blinken

“Për të gjithë ju, faleminderit, faleminderit, faleminderit, për një punë të kryer jashtëzakonisht mirë – ky është lajmi i mirë. Lajmi i keq është se ky mision vazhdon”.

“Ne kemi më shumë punë për të bërë, ne jemi të vendosur ta bëjmë atë. Ju faleminderit të gjithëve”, tha Blinken.

Derisa talibanët nga tani do të kenë një udhëheqës të ri.

Të ngjashme