Bllokimi i rrugëve në Shqipëri nga opozita do të zgjasë tre orë

Prishtinë | 02 Maj 2019 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Jo dy, por tre orë pritet të zgjasë mosbindja civile e opozitës pasditen e sotme. Protesta me bllokimin e rrugëve në 12 qarqet e vendit pritet të nisë në orën 18:00 dhe do zgjasë deri në 21:00. Një gjë e tillë është konfirmuar nga vetë kryedemokrati Lulzim Basha sot gjatë prezantimit të platformës së opozitës për qeverinë tranzitore. Basha kërkoi mbështetjen e qytetarëve.

“Përballje me protesta nuk mund të konsiderohet thjesht si karshillëk, por se nuk kemi asnjë instrument tjetër. Përballë dhunës çdo popull europian vepron si ne. Ne jemi të vendosur të vijojmë me mosbindjen civile, i bëj thirrje qytetarëve të na bashkohen në këtë aksion duke filluar sot në orë 18 deri në orën 21”, tha Basha.

Në një kohë kur opozita përgatitet për aksionin e dytë të mosbindjes civile, është mësuar se edhe ku do jetë kryedemokrati. Burime pranë PD thanë për MAPO se Basha do t’iu bashkohet protestuesve te rrethrrotullimi i Bradasheshit, në Elbasan.

Të enjten e kaluar Basha mori pjesë bllokimin e kryqëzimit të Milotit nga protestuesit e opozitës, ndërsa në Elbasan ishte kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme