Komuna e Malishevës ka thënë se gjendja është e rënduar pas reshjeve të pandërprera të shiut dhe borës.
Përmes një komunikate për media komuna njofton se aktualisht aksi rrugor Malishevë-Kijevë është e bllokuar në Mirushë, po ashtu rruga për Turjakë, rruga Malishevë-Banjë, si dhe rruga “Hamdi Berisha” në qytet të Malishevës.
“Luten qytetarët që mos të lëvizin pa nevojë, pasi rrugët vazhdojnë të jenë më ujë, ndërsa në disa vende edhe të bllokuara. Lumi Mirusha ka dalë nga shtrati i tij në shumë vende”.
Komuna gjithashtu tha se të gjitha ekipet emergjente janë në gatishmëri, përfshi ekipet komunale, zjarrfikësit dhe policia.