Një filal i një banke në Rrugën “B” në Prishtinë është grabitur mëngjesin e sotëm. Shkaku i kësaj grabitje, një pjesë e kësaj rruge është bllokuar për qarkullim.
Sipas Policisë, grabitja është realizuar duke dëmtuar një bankomat të një banke, me një mjet shpërthyes, nga disa persona të dyshuar të cilët në ikje e sipër kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi.
Deri tash nuk ka të arrestuar për këtë rast.
“Nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Borovci.
“Derisa ekzaminimi po vazhdon në vendngjarje, hetuesit policorë janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.