Çdo pasdite rrugët në qendër të Prishtinës kthehen në një kaos të madh, kjo për shkak të përfundimit të orarit të punës në shumë institucione dhe si rezultat i kësaj rrugët bllokohen dhe krijohen kolona të gjata, raporton Ekonomia Online.
Në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, për shkak edhe të motit me borë është dashur të bëhet edhe ndërhyrja e Policisë së Kosovës në mënyrë që të mënjanohen kolonat e gjata. Intervenimi i tyre ka ndodhur pas ankesave të qytetarëve të kësaj zone të cilët ishin ankuar se janë të bllokuara rrugët.
Qytetaret prapa kamerave i thanë Ekonomia Online se çdo ditë përballen me këso vështirësi dhe sipas tyre ky problem është bërë tashmë i zakonshëm në qendër ku edhe fluksi i qytetarëve është më i madh.
Ata thonë se çdo herë është e njëjta situatë e sidomos kur ka mot të ligë është edhe më e tepërt.
Gjendja e njëjtë ka qenë edhe në rrugën “Luan Haradinaj” ku veturat u bllokuan për një kohë të gjatë pa lëvizur.