Blloku B1 jashtë funksionit që nga mëngjesi

Prishtinë | 21 Dhj 2025 | 19:18 | Nga Ekonomia Online

Blloku B1 aktualisht është jashtë funksionit.

I njëjti ka rënë që nga orët e mëngjesit, duke rezultuar me zero gjenerim gjatë gjithë kësaj kohe.

Si pasojë e rënies së këtij blloku, dëmi minimal i shkaktuar vlerësohet të jetë rreth 200 mijë euro.

Ende nuk dihet saktësisht se kur pritet rikthimi i plotë i funksionimit. Ndërkohë, Klankosova.tv ka dërguar pyetje drejt zëdhënësit të KEK-ut, Skender Bucolli, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk ka marrë asnjë përgjigje./Klankosova.tv

Të ngjashme