Në Cornwall të Anglisë, këto ditë ka filluar ndërtimi i pishinës më të thellë në botë, që ka një kosto prej 150 milionë funteve.
Pishina Blue Abyss që po ndërtohet nga kompania me të njëjtën emër, do të jetë 50 metra e thellë.
Në të do të ketë mbi 42 mijë kub metër ujë (17 pishina olimpike apo 168 milionë filxhanë të kafesë) dhe do të jetë pishina më e thellë në një ambient të mbyllur.
Pishina që do të ndërtohet në afërsi të aeroportit Newquay nuk do të jetë e hapur për vizitorë, por do të përdoret për hulumtime si qendër testimi dhe trajnimi për punonjësit e industrisë së energjetikës, mbrojtjes dhe hulumtime për në hapësirë.
Pritet që Blue Abyss të ndërtohet brenda 18 muajve dhe do të hap dyert për shkencën kah mesi i viti 2023. Kjo nënkupton hapjen e 160 vendeve të reja të punës dhe 8 milionë funte në vit për ekonominë lokale.
Projekti ka marrë përkrahjen e astronautit britanik Tim Pik, i cili ka qenë astronauti i parë britanik që i kishte kaluar gjashtë muaj në stacionin ndërkombëtar hapësinor.
Pishina do të përdoret si qendra e parë komerciale në botë për trajnimin e astronautëve, por do të përdoret edhe për projekte hulumtuese në fushën e energjetikës, mbrojtje, ekologjisë dhe shkencës në përgjithësi.