Bomba vret 32 persona në Afganistan

Prishtinë | 31 Kor 2019 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Të paktën 32 njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë, u vranë në një autobus pasagjerësh kur një bombë shpërtheu në një rrugë në Afganistan, thanë zyrtarët e atjeshëm.

Zyrtarë të provincës Farah ku ndodhi shpërthimi deklaruan se 15 persona të tjerë u plagosën dhe numri i vdekjeve mund të jetë më i lartë, transmeton Klan Kosova.

Viktimat u transportuan në spitalet në Farah dhe Herat dhe shumica e të plagosurve ishin në gjendje kritike, tha një zyrtar policie.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin ende. Talibanët janë aktivë në rajon dhe përdorin bomba si kjo kur shënjestrohen zyrtarët qeveritarë ose anëtarë të forcave të sigurisë, raporton Associated Press, transmeton Klan Kosova.

Të ngjashme