Bombardohet një shkollë në Gaza nga Izraeli

Prishtinë | 17 Tet 2023 | 19:27 | Nga Ekonomia Online

Të paktën gjashtë persona kanë vdekur pasi një shkollë u godit gjatë sulmeve ajrore në kampin e refugjatëve al-Maghazi në Rripin e Gazës, ka thënë Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Dhjetëra të tjerë janë lënduar dhe mendohet se numri do të rritet.

“Kjo është skandaloze dhe sërish tregon një shpërfillje flagrante për jetët e civilëve”, thuhet në deklaratën e OKB-së. “Asnjë vend në Gaza nuk është më i sigurt, madje as objektet e UNRWA-s”.

UNRWA ka thënë se sulmi ndodhi gjatë bombardimit nga Izraeli në Rripin e Gazës.

“Të paktën 4,000 njerëz janë strehuar në shkollën e UNRËA-s të kthyer në strehimore. Ata nuk kanë ku të shkojnë”.

Të ngjashme