Bombarduesit amerikanë fluturojnë sot mbi Tiranë

Prishtinë | 22 Gus 2022 | 11:23 | Nga Ekonomia Online

Ambasada amerikanë në Tiranë ka bërë me dije me anë të një postimi në rrjete sociale se dy avionë bombardues Stratofortress të skuadriljes do të kryejnë fluturime në lartësi të ulëta mbi Tiranë.

“Dy avionë amerikanë B-52 do të kryejnë fluturime në lartësi të ulëta mbi Tiranë sot dhe të gjithë jeni të mirëpritur t’i ndiqni! Bashkohuni me ne në Sheshin Skënderbej sot në orën 14:45-15:00, në këtë mundësi unike për të parë fluturimin në nder të 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, përfshirë edhe marrëdhëniet tona si aleate dhe partnere në NATO”, njofton ambasada.

Dy “fortesat fluturuese” të SHBA-së, të vendosura aktualisht në bazën e Forcave Ajrore Fairford në Mbretërinë e Bashkuar, do të kryejnë fluturime të ulëta mbi disa vende të Europës Juglindore.

B-52H Stratofortress është një avion bombardues që mund të fluturojë në distanca të largëta dhe mund të kryejë një sërë misionesh.

Të ngjashme