Bonucci mund ta largohet Milan

Prishtinë | 24 Kor 2018 | 09:59 | Nga

Mbrojtësi italian mund të largohet nga San Siro pas vetëm një viti qëndrim, pasi gjiganti italian ka nisur të japë shenja të të qenit në krizë financiare.

Agjenti i Leonardo Bonucci është takuar me zyrtarë të lartë të Paris Saint-Germain, për të parë mundësinë e një transferimi në kryeqytetin spanjoll gjatë këtij afati kalimtar.

Mbrojtësi 31-vjeçar kaloi tek Milan verën e shkuar, por mund të largohet nga San Siro pasi skuadrës italiane i janë shfaqur probleme financiare së fundmi.

Aspektet financiare nuk pritet të jenë problem për skuadrën franceze, ndërsa raportohet se Bonucci do ta presë fundjavën për ta marrë vendimin për të ardhmen e tij.

Për italianin interesim ka shfaqur edhe Real Madrid, që e ka në listën e katër futbollistëve për t’i blerë këtë verë, bashkë me Eden Hazard, Thibaut Courtois dhe Miralem Pjaniq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme