Bora bllokon disa vendbanime në verilindje të Shqipërisë

Prishtinë | 26 Shk 2018 | 08:57 | Nga

Verilindja dhe juglindja e Shqipërisë janë gdhirë këtë të hënë nën petkun e bardhë të dëborës, e cila ka rënë dhe ka shtruar gjatë gjithë natës.

Në Peshkopi kanë rënë gjithë natën reshje bore, dhe për pasojë rruga Peshkopi- Qafa e Buallit është e kalueshme me zinxhirë.

Mjaft njësi administative janë bllokuar si Seishtë, Reç, Zall Dardhë, Lurë, Aras, Luzni, disa fshata të Kalasë së Dodës e Sllovës.
Ndërsa në juglindje, të gjitha rrugët janë të kalueshme vetëm më zinxhirë, shkruan Top Channel.

Në qafën e Qarrit, Qafë Ploçë, Qafë Thanë, trashësia e borës arrin në 30 cm. Në Vosokopojë ka rënë mbi 40 cm borë, në Dardhë 70 cm. Zonat e thella malore të Korçës, Devollit, Kolonjës e Pogradecit mbeten të izoluara si pasojë e sasisë së konsiderueshme të borës që vijon të bjerë.

Përsa i përket energjisë, është raportuar një defekt në Zall Dardhë dhe punonjësit janë në terren për riparimin e linjës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme