Bora bllokon jugun e Shqipërisë

Prishtinë | 05 Jan 2019 | 11:28 | Nga Ekonomia Online

Reshjet e dendura të borës një ditë më parë kanë shkaktuar probleme në disa zona në jugun e Shqipërisë.

Raportohet se zona e Kurveleshit në Tepelenë është bllokuar pasi dëbora ka arritur në 30 centimetër.

Po kështu, edhe fshati Golem në Gjirokastër është i bllokuar pasi ka rënë rreth 20 centimetër borë.

Emergjencat Civile kanë dalë në terren dhe po hedhin kripë në rrugët rurale të fshatrave Mashkullorë, Picar, Prongji dhe Kolonjë në Qarkun e Gjirokastrës.

Ndërsa aksi nacional Gjirokastër – Tepelenë është i kalueshëm dhe nuk paraqet probleme për qarkullimin e automjeteve, shkruan Tv Klan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme