Reshjet e borës që kanë përfshirë vendin kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin rrugor. Gjendja ka qenë më e keqe sidomos në mëngjes, pasi bora që ka rënë gjithë natën nuk ëshrtë pastruar, sikur shihet dhe në këto pamje të Ekonomia Online.
Ndërkohë, Ministria e Infrastrukturës thotë se të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale në Republikën e Kosovës aktualisht janë të qarkullueshme, pavarësisht gjendjes së krijuar për shkak të kushteve atmosferike.
Zv.ministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, tha se që nga mesnata të gjitha kompanitë e pastrimit janë angazhuar për të përfunduar punën e tyre:
“Të gjitha kompanitë e pastrimit të rrugëve janë angazhuar që nga ora 1 pas mesnate duke hedhur kripë, për të mundësuar qarkullimin e lirshëm të mjeteve në trafik”.
Ai ka bërë thirrje që vozitësit të kenë kujdes dhe të përshtasin shpejtësisë me kushtet në trafik.