Bordi Etik ia pezulloi licencën e punës, ish-deputetja e PDK-së punësohet në QKUK

Prishtinë | 14 Sht 2018 | 08:03 | Nga

Amnistia, që ia ka bërë Ministria e Shëndetësisë 2 vjet më parë gjinekologes Teuta Hadri, nuk ka qenë pengesë për Hadrin që të bëhet pjesë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Ditë më parë ajo është pranuar në punë si gjinekologe në QKUK, shkruan sot Koha Ditore.

Por në vitin 2016, Komiteti Etik brenda MSh-së pati rekomanduar që Hadrit t’i pezullohej licenca për shkak të shkeljeve profesionale që i kishte bërë ish-deputetja e PDK-së, gjatë kontrolleve të një gruaje shtatzënë.

Hadri tash e tutje do ta ketë drejtoreshë, Myrvete Paçaradën. Paçarada para dy vjetësh kishte qenë pjesë e komisionit profesional, që i kishte evidentuar shkeljet që i pati bërë Hadri në ordinancën e saj private..

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme