Bordi i Trepçës deklarohet për grevën e minatorëve: E vetmja kërkesë aktive, ajo për shkarkimin e kryeshefit

Prishtinë | 26 Tet 2023 | 20:16 | Nga Ekonomia Online

Bordi i drejtorëve të përkohshëm të ndërmarrjes “Trepça” ka dalë më një raport lidhur me situatën në minierën e Stan Tërgut dhe grevën e minatorëve.

Sipas një publikimi në Facebook, thuhet se nga kërkesat e minatorëve e vetmja kërkesë aktive është ajo për shkarkimin e u.d. të kryeshefit Enis Abdurrahmani.

Aty thuhet se bordi i drejtorëve është duke bërë matjen e performancës.

“Pas shpjegimit dhe adresimit qe i është bërë secilës kërkesë, jemi njoftuar që e vetmja kërkesë aktive mbetet kërkesa e dytë që ka të bëjë me shkarkimin e ushtruesit të detyrës së kryeshefit aktual. Sa i përket kësaj kërkese ne si Bordi mbikëqyrës i përkohshëm i drejtorëve mund të garantojmë që jemi duke bërë matjen e vazhdueshme të performancës së zyrtarëve të lartë të ndermarrjeve publike, sipas ligjit dhe gjithsesi që çdo shkelje do t’a adresojmë te organet kompetente dhe do të ndërmarrim masa të duhura”.

“Gjithashtu, ne kemi kërkuar që sa herë posedojnë informatë për shkelje, të adresohet tek ne dhe ne do ta trajtojmë me profesionalizëm dhe me prioritet ashtu që te mos dëmtohet ndërmarrja”.

“Trajtimin e çështjeve që kanë të bëjnë me ndërmarrjen si dhe vendimmarrjen ne e bëjmë vetëm të bazuar në argumente dhe në fakte konform rregullave dhe ligjeve në fuqi”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme