Bordi i Postës përkrah kërkesat e punonjësve për kthimin e zyrave postare

Prishtinë | 28 Shk 2017 | 11:17 | Nga

Bordi i drejtorëve të Postës së Kosovës në mbledhjen e radhës ka analizuar situatën e krijuara pas vendimit jo të drejtë të Komisionit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës.

Bordi i drejtorëve të Postës së Kosovës përkrahë kërkesat e drejta dhe legjitime të punonjësve dhe të menaxhmentit, raporton Ekonomia Onilne.

“Ne, do të ju drejtohemi Kuvendit të Kosovës dhe institucioneve përgjegjëse dhe do të kërkojmë anulimin e vendimit ose dorëheqjen e menjëhershme të kryetarit të Komisionit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, i cili ka nxjerrë një vendim të padrejtë dhe të paligjshëm që dëmton financiarisht mbi 1 000 punëtorë, mbi 1000 familje për interesa të 3-4 kompanive private”, thuhet në njoftim.

Më tej theksohet se ky vendim largon Postën e Kosovës nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Komuna e Prishtinës, Gjilanit dhe Mitrovicës që të mbyllin 43 zyra postare të Postës së Kosovës. Posta ofron shërbimin e pagesave në këto institucione dhe Aksionar e ka Qeverinë e Republikës së Kosovës.

“Ne, kur shqyrtojmë raportin financiar te vitit 2016, ku për herë të parë Posta e Kosovës ka dalë me rezultat pozitiv që nga procesi i ndarjes, ndërsa Komisioni i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për interesa të ngushta sjell vendime të pa drejta dhe jo legjitimeve vetëm e vetëm që të dëmtohet Posta e  Kosovës si ndërmarrje publike”, thuhet në njoftim.

Posta e Kosovës nuk është përkrahur as në subvencionim të shërbimit universal postar për kundër kostos dhe humbjes që krijon nga kryerja e këtij shërbimi.

“Ne, do të kërkojmë qe të përkrahet ndërmarrja publike që të zhvillohet si e barabartë dhe konform kërkesave dhe kushteve të tregut”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme