Borell viziton një qendër refugjatësh ukrainas në Moldavi

Prishtinë | 03 Mar 2022 | 13:16 | Nga Ekonomia Online

Reprezentuesi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josef Borell, ka vizituar sot në mëngjes një qendër refugjatësh nga Ukrainë, në Kishinev të shtetit fqinj, Moldavi.

“I pikëlluar nga historitë e njerëzve që janë detyruar të largohen nga Ukraina, ndërsa forcat ruse vazhdojnë të bombardojnë civilët”, ka shkruar Borell në Twitter.

“Populli i Moldavisë po tregon bujari të jashtëzakonshme, duke siguruar kalim të sigurt për pothuajse 120 mijë njerëz”, shtoi tutje ai.

Numri i refugjatëve ukrainas ka arritur në mbi 1 milion, sipas Kombeve të Bashkuara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme